DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti u takua me kryeministrin e Belgjikës, u diskutua edhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

26 Shtator 2025
A A
Kurti u takua me kryeministrin e Belgjikës, u diskutua edhe bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Marrëdhëniet bilaterale dhe fushat e mundësitë me interes të përbashkët, ishin çështjet kryesore të diskutimit. Në mesin e tyre, theks të veçantë pati bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes dhe rritja e shkëmbimeve tregtare.

Së fundmi, Brukseli zyrtar ka njoftuar se do të mirëpresë atasheun e mbrojtjes së Kosovës, kurse në muajin korrik, në një tjetër hap të rëndësishëm për thellimin e raporteve në fushën e mbrojtjes, ministritë e mbrojtjes së dy vendeve nënshkruan Deklaratën e Qëllimit të Përbashkët në këtë fushë. Kryeministri u shpreh se këto zhvillime janë pozitive dhe të rëndësishme për marrëdhëniet dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona, por në të njëjtën kohë për paqen dhe sigurinë, marrë parasysh kompleksitetin dhe brishtësinë e situatës gjeopolitike globale.

Gjatë takimit, kryeministri falënderoi kryeministrin De Wever për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj shtetit të Kosovës, për kontributin e vazhdueshëm në fushën e sigurisë dhe për angazhimin tonë të palëkundur për integrim evropian dhe NATO.

Ky takim bilateral, që njëherësh ishte i pari ndërmjet kryeministrit Kurti dhe kryeministrit De Wever, u zhvillua në hapësirat e Misionit të Përhershëm të Belgjikës në Kombet e Bashkuara.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 109)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (310)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com