Ekonomisë lokale të Rahovecit sot iu shtua edhe një biznes i ri, me hapjen e kompanisë “ARFA” në Xërxë, të themeluar nga sipërmarrësit Artan Thaqi dhe Fatlind Gashi.
Në ceremoninë hapëse ishte i pranishëm edhe kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga radhët e AAK-së, Smajl Latifi, i cili uroi dy sipërmarrësit për këtë nisje të mbarë.
Kompania “ARFA” do të merret me shitjen e qeramikës dhe sanitarisë, ndërsa punën e nis me 10 punëtorë, me synim që së shpejti ky numër të arrijë në 20.
Latifi e cilësoi këtë investim si një hap të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të komunës dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
