Kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka theksuar se angazhimi i tij politik është i lidhur ngushtë me besimin dhe mbështetjen e qytetarëve.
Në një mesazh drejtuar suharekasve, Muharremaj tha se rrugëtimi i tij nuk është ndalur pavarësisht sfidave, sepse çdo ditë e re është një mundësi për të hapur rrugë ëndrrave të qytetarëve.
“Kam mësuar nga jeta se rezultatet vijnë vetëm në një formë – duke qenë gjithmonë besnik në punë dhe i durueshëm përballë fyerjeve. Zemra është plotë dhe mendja e shëndoshë, kur rrugëtimin ta siguron populli. Unë vetëm popullin e dëgjoj dhe vetëm popullit i shërbej,” u shpreh ai.
Muharremaj shtoi se pozitiviteti, fjalët e mira dhe përkushtimi i sinqertë janë themeli mbi të cilin ndërtohet çdo ditë me kuptim për qytetarët.
