DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarata për “Dialogun Strategjik”, Çitaku e ashpër me Kurtin: E turpshme…

29 Shtator 2025
A A
Deklarata për “Dialogun Strategjik”, Çitaku e ashpër me Kurtin: E turpshme…
Share on Facebook

Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për deklaratën e dhënë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës se Dialogu i planifikuar Strategjik u ndërpre për shkak të sundimit të ligjit në veriun e Kosovës.

Çitaku i quajti qesharake dhe të turpshme deklaratat e Kurtit, duke theksuar edhe se, prej se ai udhëheq me Qeverinë ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës bashkë me partinë që ai drejton.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë ndërdyrë ushtarakisht në Kosovë në vitin 1999për ta bërë Kosovën shtet të dështuar, as nuk i kanë prirë procesit të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë për ta bërë Kosovën shtet të dështuar. SHBA-të kanë investuar fuqishëm tani e 26 vite në Kosovë në të gjitha fushat, të thuash se dialogu strategjik ka dështuar për shkak të këmbëngulësisë së zotit të Kurtit për rend dhe ligj e demokraci, thënë më së buti është qesharake, por në fakt kur e thotë një njeri me peshë politike është e turpshme. Vetë zotëri Kurti po i ikë prokurorisë tani e disa muaj. Shumica e ministrave të tij nëse nuk kanë aktakuzë, janë nën hetime. Zotëri Kurti dhe klasa politike, përkatësisht grupi politik të cilin ai e drejton e  kanë shkelë me vetëdije të plotë Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Për çfarë rendi dhe ligji, për çfarë demokracie po flet zotëri Kurti i cili i tani e 5 vite prej së është në udhëheqje të qeverisë ka kërkuar nënshtrim. Nënshtrim nga media, nga opozita, nga sektori privat e nga sindikatat. Është e turpshme që një njeri me peshë politike të deklarohet në atë formë“, ka deklaruar Çitaku për Ekonomia Online.

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës pati kritika edhe sa i përket shkuarjes së Kurtit në Amerikë e ku nënvizon se nuk kishte asnjë takim bilateral të nivelit të lartë.

“Pezullimi i Dialogut Strategjik është vetëm formalizmi i një raporti shumë të ftohtë mes Kosovës dhe SHBA-së tani e 5 vite. Po shihet edhe nga vizitat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përjashto pritjet protokollare që bëhen  për qindra  udhëheqës botëror. Kosova nuk pati takim bilateral të nivelit të larte. Tani e pesë vite nuk kemi pasë vizitë të nivelit të lartë në SHBA“, nënvizon deputetja.

Çitaku, e cila ka qenë edhe ambasadore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka shpjeguar rëndësinë e Dialogut Strategjik dhe dëmi që iu shkaktua Kosovës nga ndërprerja e këtij procesi.

“Dialogu Strategjik është një nga instrumentet që SHBA-të përdorin për të ndërtuar raportet ane e mbanë botës. Dhe pezullimi i një procesi të tillë, përtej dëmit në fushën, politike, diplomatike e ekonomike i shkakton një dëm të madh reputacional në arenën ndërkombëtare sepse qartazi Kosova shihet si pala e papërgjegjshme  në mënyrën se si i ndërton raport me aleatë. Ndonëse shumë lajm i rëndë, kjo nuk do të duhej të përmbante befasi. Kosova sot është nën sanksione edhe nga BE, është në raporte të ftohta me Shqipëri dhe zotëri Kurti suksesshëm ka arritur të përçaj substancën shqiptare në Ballkan, me ndërhyrje të tij të papërgjegjshme në Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe, Malin të ZI”, tha ajo.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 032)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com