DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Deklarata e Sveçlës për dronët serb, KFOR: Ne nuk kemi identifikuar shkelje

29 Shtator 2025
A A
Deklarata e Sveçlës për dronët serb, KFOR: Ne nuk kemi identifikuar shkelje
Share on Facebook

Javën e kaluar u ngrit alarmi se Serbia ka shkelur hapësirën ajrore të Kosovës përmes dronëve. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deklaroi se Beogradi zyrtar ka shkelur hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës me disa dronë.

E drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka thënë se ditëve të fundit ka pasur fluturime të dronëve, të cilët dyshohen se vijnë nga territori i Serbisë në pjesën veriore. Ndërsa ka pohuar se policia është në kontakt me KFOR-in dhe se po e monitorojnë situatën.

Në përgjigje për gazetën Insajderi, zyra për Marrëdhënie me Publikun e KFOR-it thotë se nuk kanë identifikuar një shkelje të tillë mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

“Sa i përket pyetjes suaj, ne nuk kemi identifikuar shkelje nga dronët që mund të ndikojnë në sigurinë në gjithë Kosovën. Komandanti i KFOR-it ka autoritet mbi hapësirën ajrore të Kosovës, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, prandaj KFOR-i monitoron rregullisht hapësirën ajrore të Kosovës, përmes të gjitha mjeteve dhe kapaciteteve që ka në dispozicion.

Është thelbësore që të gjitha aktivitetet në hapësirën ajrore, veçanërisht afër vijës kufitare administrative, të koordinohen siç duhet me KFOR-in për të shmangur tensionet dhe për të siguruar sigurinë.

KFOR-i mbetet në kontakt të ngushtë me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe me Forcat e Armatosura të Serbisë. Ai vazhdon aktivitetet e tij të përditshme, duke kontribuar në ruajtjen e një ambienti të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij afatgjatë nga OKB-ja, në çdo kohë, në mënyrë të paanshme, dhe në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë”, thuhet në përgjigjen e KFOR’i.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 032)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com