DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Ismajli tubim në Përlepnicë: Qytetarët nuk pranojnë të mbesin peng i një pushteti të paaftë

29 Shtator 2025
A A
Ismajli tubim në Përlepnicë: Qytetarët nuk pranojnë të mbesin peng i një pushteti të paaftë
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli ka mbajtur një tubim në Përplepnicë.

Ai ka thënë se nga ky takim qytetarët ia konfirmuan se nuk pranojnë të mbesin peng i udhëheqjes së paaftë të VV-së në këtë qytet që ka harruar fshatrat dhe qytetin në katër vjet mandat.

Ai ka premtuar se LDK-ja nuk do të lë anash fshatrat që do të jenë edhe shtylla të zhvillimit ekonomik.

Postimi i tij:

Takim me energji të jashtëzakonshme në Përlepnicën historike të Zija Shemsiut dhe Xhavit Ahmetit,

Bashkë me kandidatën tonë për Asamble Komunale, Gresa Avdiu, ishim në tubimin e madh me Përlepnicën, Kmetocin, Shillovën dhe Verbicën e Kmetocit, ku na e konfirmuan edhe njëherë fuqishëm se qytetarët tanë nuk pranojnë më të mbesin tutje peng i një pushteti të paaftë, që i ka harruar fshatrat dhe qytetin për katër vite.

Vullneti dhe përkrahja që pamë mbrëmë janë dëshmi se koha e mashtrimeve ka mbaruar.

Banorët e këtyre fshatrave e dinë se Gjilani meriton shumë më shumë, meriton zhvillim, meriton projekte konkrete dhe një qeverisje që i shërben qytetarit dhe jo interesave të ngushta të partisë në pushtet.

Ne japim vetëm zotime që do t’i përmbushim bashkë me ju.

Arsimi, infrastruktura, shëndetësia, bujqësia dhe rinia do të jenë prioriteti ynë i parë.

Fshatrat tona nuk do të jenë më të lëna anash, por, do të jenë shtylla e zhvillimit ekonomik të projektit për Gjilanin e ri.

Ky entuziazëm që po shohim në çdo tubim është garancia e fitores sonë të madhe plebishitare më 12 tetor.

Faleminderit shumë Përlepnica, Kmetoci, Shillova e Verbicë e Kmetocit për besimin dhe për përkrahjen e jashtëzakonshme.

Vetëm të bashkuar po e nisim një epokë të re për jetësimin e Gjilanit të ri!

KATEGORITË

  • Botë (1 140)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 514)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (869)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com