Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka mbajtur një tubim në fshatin Nëpërbisht.
Ai ka thënë se ky fshat gjithmonë e ka përkrahur në projektet që ka pasur.
“Tubimi në Nëpërbisht ishte një takim i ngrohtë, ku fjala dhe besimi i qytetarëve na dhanë energjinë për të ecur bashkë drejt fitores”, ka thënë Muharremaj.
“Fshati që gjithmonë ka qenë krah nismave të mëdha, sot tregoi edhe një herë se uniteti dhe përkushtimi janë forca jonë më e madhe”, ka thënë ai.
