DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Osmani thoshte “Kuvendi s’mund të bllokohet për një nënkryetar”, Kushtetuesja thotë se s’konstituuohet edhe pa të

30 Shtator 2025
A A
Osmani thoshte “Kuvendi s’mund të bllokohet për një nënkryetar”, Kushtetuesja thotë se s’konstituuohet edhe pa të
Share on Facebook

Gjykata Kushtetuese konstatoi sot seanca konstituive e Kuvendit nuk ka përfunduar dhe se ai nuk mund të konsiderohet i konstituuar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Instanca më të lartë gjyqësore në vend ka urdhëruar që seanca konstituive të përfundojë brenda afatit prej 12 ditëve nga hyrja në fuqi e aktgjykimit të sotëm.

Deputetët janë urdhëruar që funksionin e tyre ta ushtrojnë në “interesin më të mirë të Republikës së Kosovës” dhe “në pajtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit”, e ta zgjedhin nënkryetarin serb.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari, duke e përfunduar seancën konstituive përmes kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha.

Presidentja Vjosa Osmani kishte përdorur fjalë që kishin dalë nga një mbledhje e LVV-së në fillim të muajit, ndërsa argumentoi në një konferencë të thirrur për media se pse Kuvendi, sipas saj, duhet të konsiderohet i konstituuar edhe pa zgjedhjen e një nënkryetari nga komuniteti serb.

Ajo fliste për “bllokim të konstituimit të Kuvendit”, duke thënë se nëse kjo bëhet për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari nga komuniteti serb “do ta cenonte në mënyrë serioze, jo vetëm funksionalitetin institucional, por edhe themelet dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”. E përmendi “veton” që ajo ka frikë se mund t’ia “japë” Kushtetuesja Listës Serbe në konstituimin e Kuvendit, në aktgjykimin që pritet të shpallet në fund të muajit.

“Përderisa kemi kryetar, ka kuorum dhe kryesi, Kuvendi nuk duhet të bllokohet”, kishte thënë ajo.

Osmani zgjodhi të priste deri në publikimin e këtij aktgjykimi nga Kushtetuesja, duke pritur që ajo do ta konsideronte Kuvendin të konstituuar. Më pas, siç thoshte, do ta thirrte partinë e parë dhe “menjëherë do të procedojë edhe me caktimin e mandatarit” për formimin e qeverisë së re.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 599)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 480)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (162)
  • Shpallje (1)
  • Sport (344)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com