Avokati Ardian Bajrakatari me anë të një shkrimi në Facebook, ka treguar se ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme me të cilin është aprovuar e bazuar kërkesëpadia, është shpallë e paligjshme si dhe është shfuqizuar Rregullorja (ZKM) NR. 04/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës, me datë 10.3.2025, kurse është refuzuar propozimi për ta detyruar Agjencinë që rregulloren e re ta nxjerrë sipas ligjit në fuqi.
E plotë:
Gjykata Supreme e shpalli të paligjshme si dhe shfuqizoi Rregulloren për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale
Kam pranuar vendimin e Gjykatës Supreme me të cilin është aprovuar e bazuar kërkesëpadia, është shpallë e paligjshme si dhe është shfuqizuar Rregullorja (ZKM) NR. 04/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, e nënshkruar nga Kryeministri i Kosovës, me datë 10.3.2025, kurse është refuzuar propozimi për ta detyruar Agjencinë që rregulloren e re ta nxjerrë sipas ligjit në fuqi.
Rregulloret për organizim të brendshëm janë akte të rëndësishme, ngase rregullojnë çështje substanciale për institucionin si dhe prekin interesa të ligjshme të palëve përkatësisht zyrtarëve.
Është detyrë e institucioneve që aktet e tilla t’i hartojnë dhe miratojnë në pajtim me procedurat, si dhe parimet e shtetit të së drejtës, përmes një procesi transparent dhe gjithëpërfshirës të konsultimeve. Veprimi ndryshe i bën të paligjshme aktet e tilla.
