DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Shkelje mbi shkelje| Tri aktgjykime të Kushtetueses, një grumbull shkeljesh kushtetuese nga VV-ja

1 Tetor 2025
A A
Shkelje mbi shkelje| Tri aktgjykime të Kushtetueses, një grumbull shkeljesh kushtetuese nga VV-ja
Share on Facebook

Seanca konstituive e legjislaturës së nëntë, e cila ka filluar më 15 prill të këtij viti, ende nuk ka përfunduar. Ani pse për këtë çështje Gjykata Kushtetuese ka nxjerr tri aktgjykime, partitë politike nuk kanë arritur konstituimin e Kuvendit.

Për moskonstituimin e Kuvendit gishti po drejtohet nga partia në pushtet.

Kjo për faktin se në secilin aktgjykim Kushtetuesja ka konstatuar se partia e Albin Kurti ka bërë shkelje kushtetuese gjatë mbarëvajtjes së seancës konstituive.

Një gjë të tillë e ka konstatuar edhe në njoftimin e djeshëm, ku ka publikuar dispozitivin e aktgjykimit të tretë për ngërçin në Kuvend.

Në dispozitiv gjykata tregon se ka rrëzuar konstatimin e kryetarit të Kuvendit, Dimal Basha, se Kuvendi i Kosovës është konstituuar.

“TË KONSTATOJË, që Seanca Konstituive e Kuvendit, e filluar me 15 prill 2025 nuk ka përfunduar si rezultat i moszgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e deputetëve të komunitetit Serb, dhe Kuvendi nuk është konstituuar në pajtim me përcaktimet e paragrafit 1 të nenit 66 [Zgjedhja dhe Mandati] dhe paragrafët 1 dhe 4 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Kushtetuesja.

Edhe më shumë shkelje kushtetuese të VV-së janë evidentuar në aktgjykimin e dytë të Kushtetueses, i cili ishte dërguar në gjykatë nga PDK-ja dhe LDK-ja.

Aty konstatoheshin disa shkelje të kushtetutës dhe Rregullores së Punës së Kuvendit.

“TË KONSTATOJË, njëzëri, që Kryesuesi i Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk ka vepruar në pajtueshmëri me Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në rastin KO124/25, të 26 qershorit 2025 dhe rrjedhimisht veprimet e tij janë në papajtueshmëri me paragrafin 1 të nenit 116 [Efekti Juridik i Vendimeve] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ishte thënë në këtë aktgjykim.

Më pas, ishte konstatuar se votimi i fshehët për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“TË URDHËROJË, me 6 (gjashtë) vota për dhe 1 (një) kundër, Kryesuesin e Seancës Konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të vazhdojë me pikën 3 të rendit të ditës së Seancës Konstituive, të miratuar më 8 prill 2025, dhe në pajtim me paragrafin 2 të nenit 67 [Zgjedhja e Kryetarit dhe Nënkryetarëve] të Kushtetutësë Republikës së Kosovës, të ftojë përfaqësuesin e grupit më të madh parlamentar për të propozuar kandidatin/en për Kryetar/e të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i/e cili/cila zgjedhet përmes votimit të hapur, votimi i cili mund të realizohet vetëm deri në 3 (tre) herë për kandidatin/en e njëjtë”, ishte thënë na dispozitiv.

Edhe në aktgjykimin e parë, i cili ishte publikuar më 26 qershor ishin konstatuar shkeljet kushtetuese të VV-së.

Në këtë aktgjykim evidentohej se skenari i seancës konstituive, i cili ishte vendosur paraprakisht nga ish-kryesia e Kuvendit, nuk mund të ndryshohej nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari.

“Zgjedhja e kryetarit/es dhe nënkryetarëve të Kuvendit është parakusht që Kuvendi të fillojë të funksionojë dhe kjo kërkon nga të gjithë deputetët të jenë të pranishëm dhe të votojnë për konstituimin e Kuvendit, në mënyrë që ky i fundit të fillojë sa më shpejtë të funksionojë si organ ligjvënës, vendimmarrës”, ishte thënë në aktgjykimin e parë të Kushtetueses, i cili në gjykatë ishte dorëzuar nga AAK-ja.

Ndër të tjera, ishte thënë se partia më e madhe nuk mund të bllokonte zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

“Kjo e drejtë në asnjë mënyrë nuk mund të rezultojë në bllokimin e konstituimit të Kuvendit“, ishte thënë në atë aktgjykim, duke i ftuar të gjithë grupet parlamentare për bashkëpunim.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 571)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 040)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (337)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com