Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka prezantuar projektin madhor për transportin publik në komunë – Trafiku Urban i Rahovecit (TUR).
Sipas Krasniqit, ky sistem modern do ta lidhë qytetin me të gjitha fshatrat në një rrjet të vetëm, duke i shërbyer qytetarëve, nxënësve dhe vizitorëve. Ai theksoi se si inxhinier i komunikacionit ka punuar personalisht në hartimin e platformës TUR, që do të sjellë një revolucion në qarkullim e shërbime.
📌 Çka ofron TUR?
- 
Transport falas për nxënësit e shkollave të mesme nga të gjitha fshatrat e komunës 
- 
Transport lokal që lidh Rahovecin me katër anët e tij 
- 
Transport urban në qytet me autobusë elektrikë, të financuar me kredi të buta nga BERZH-i ose Bashkimi Evropian 
- 
Aplikacioni TUR, ku qytetarët do të shohin LIVE lëvizjen e autobusëve dhe oraret e tyre 
Krasniqi theksoi se TUR nuk është vetëm transport, por edhe pjesë e zhvillimit ekonomik e turistik të Rahovecit:
“Nuk mund të pretendojmë të zhvillojmë agroturizmin pa transport urban. TUR do të jetë një atraksion më vete, sepse do t’i lidhë turistët me bukuritë natyrore të fshatrave tona”, u shpreh ai.
Ky projekt, sipas kandidatit të LDK-së, është garanci për lëvizje më të lehtë, më të lirë dhe mbi të gjitha më ekologjike. 🌱
#BurimKrasniqi #LDK #RahoveciPertej #113
 
			 
    	