Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka përcjellë një mesazh optimist për qytetarët, duke theksuar se fitorja është pranë.
“Mirëmëngjes. Fitorja është afër. Mos harroni, me i shërby qytetarëve të Komunës së Suharekës gjithmonë është privilegj dhe përgjegjësi,” ka deklaruar Muharremaj.
Ai tha se angazhimi i tij politik mbetet i lidhur ngushtë me shërbimin ndaj qytetarëve dhe me përgjegjësinë për të çuar përpara projektet zhvillimore në komunë.
#BaliMuharremaj #AAK #Suharekë
 
			 
    	