Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, së bashku me kandidatët për asamble Dr. Qazim Cana, Asllan Rahmani dhe Lirigzon Kastrati, ka vizituar sot Handikosin në Rahovec.
Gjatë takimit, Krasniqi ka dorëzuar Memorandumin e nënshkruar si kandidat për kryetar dhe ka diskutuar me përfaqësuesit e institucionit për gjendjen e personave me aftësi të veçanta, sfidat dhe prioritetet që kërkojnë zgjidhje të shpejtë.
“Zbatimi i të drejtave të tyre, përmbushja e nevojave dhe ndërtimi i një shoqërie më gjithëpërfshirëse janë angazhim dhe përgjegjësi e imja dhe e qeverisjes sonë të ardhshme”, ka theksuar Krasniqi.
Ai ka falënderuar Handikosin për punën e palodhshme dhe përkushtimin ndaj këtij komuniteti, duke e cilësuar si një institucion me vlerë të veçantë për Rahovecin.
 
			 
    	