Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Rahovecit, Burim Krasniqi, ka paralajmëruar një tubim madhështor në Xërxë, fshatin që ai e cilëson si të lënë pasdore nga pushteti aktual, por që po bëhet simbol i ndryshimit.
“Xërxa jem, hajdeni krejt! Të dielën, në Xërxën time që është lënë totalisht pasdore nga pushteti, do të flasim për punët që do t’i bëjmë bashkë – për fitoren e madhe të LDK-së dhe fundin e kësaj qeverisje që ka neglizhuar një fshat kaq të rëndësishëm ekonomikisht,” tha Krasniqi.
Në prezantimin e programit për Xërxën, Krasniqi ka renditur disa nga projektet që planifikon t’i realizojë:
-
Rregullimi i zonës turistike te Ura e Fshëhtë (Drini i Bardhë)
-
Krijimi i një hapësire rekreativo-sportive
-
Asfaltimi i rrugëve “Rrustem Kryeziu” dhe “Nënë Terezë”
-
Rregullimi i rrugës “Afrim Kryeziu”
-
Ndriçimi i rrugës nga hekurudha deri te familja Bytyqi
-
Kanalizimi i ujërave atmosferike dhe deri në lumin Drin
-
Rregullimi i rrugës “5 Maji”
-
Riparimi i rrugëve me kubëza dhe atyre fushore drejt Rrasës e hekurudhës
-
Mirëmbajtja e kanalizimit të fshatit
“Të dielën në Xërxë do ta bëjmë bashkë hapin e fundit drejt fitores së madhe të LDK-së dhe rikthimit të punës, përkushtimit e zhvillimit në Rahovec!” – përfundoi ai.
📍Tubimi mbahet të dielën në Xërxë.
#BurimKrasniqi #RahoveciPërtej #113LDK
