Sonte në Budakovë, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, u prit me entuziazëm nga qytetarët që besojnë në vizionin e tij për një Suharekë të zhvilluar dhe të drejtë.
Në një atmosferë të ngrohtë e përkrahje të madhe, Muharremaj theksoi se fuqia e qytetarëve është themeli i çdo suksesi, duke falënderuar banorët e Budakovës për mikpritjen, fjalët e mira dhe mbështetjen e sinqertë.
“Falënderim nga zemra për çdo përkrahje. Së bashku do të ecim përpara me punë, zhvillim dhe drejtësi,” tha ai, duke ftuar qytetarët të votojnë numrin 174✅ për një Suharekë që vazhdon të ndërtohet mbi vlera e besim.
