DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burim Krasniqi: “Xërxa, zemra e zhvillimit tonë – faleminderit për përkrahjen e madhe!”

5 Tetor 2025
A A
Burim Krasniqi: “Xërxa, zemra e zhvillimit tonë – faleminderit për përkrahjen e madhe!”
Share on FacebookShare on Twitter

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, ka zhvilluar një takim të madh me bashkëfshatarët e tij në Xërxë, ku është pritur me përkrahje dhe entuziazëm të jashtëzakonshëm.

“Faleminderit fshati im dhe bashkëfshatarë të mi. Do ta çmoj përkrahjen tuaj krejt jetën,” u shpreh Krasniqi, duke e cilësuar Xërxën si një ndër fshatrat më të mëdha dhe më të rëndësishme të komunës, me potencial të jashtëzakonshëm turistik, bujqësor e ekonomik.

Në këtë takim, ai prezantoi programin “Fshatrat Tona, Zemra Jonë”, i cili përfshin projekte konkrete për zhvillimin e Xërxës, si:

  • Rregullimi i zonës turistike te Ura e Fshëhtë (Drini i Bardhë)

  • Krijimi i hapësirës rekreativo-sportive

  • Asfaltimi i rrugëve “Rrustem Kryeziu” dhe “Nënë Terezë”

  • Rregullimi i rrugës “Afrim Kryeziu”

  • Ndriçimi i rrugës nga hekurudha deri te familja Bytyqi

  • Kanalizimi i ujërave atmosferike dhe deri në lumin Drin

  • Rregullimi i rrugës “5 Maji”

  • Riparimi i rrugëve me kubëza dhe atyre fushore drejt Rrasës e pranë hekurudhës

  • Mirëmbajtja e kanalizimit të fshatit

“Bashkë do ta shndërrojmë Xërxën në një qendër të zhvillimit, turizmit dhe jetës aktive,” theksoi ai në fund të fjalës së tij, duke i falënderuar banorët për respektin, mikpritjen dhe besimin.

Në takim morën pjesë edhe kandidatët për Asamblenë Komunale, Prof. Gani Kryeziu (nr. 8) dhe Edona Kryeziu (nr. 12).

#BurimKrasniqi #RahoveciPërtej #113LDK #LDKRahovec

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 451)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (19 178)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (28)
  • Showbiz (134)
  • Shpallje (1)
  • Sport (249)
  • TV (57)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com