Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim të ngrohtë në familjen e kandidates për Asamblenë Komunale, Sabrije Vuçitërrna, ku është pritur me mikpritje e dashamirësi nga të afërm dhe miq të saj.
“Në familjen e kandidates sonë për Kuvendin e Komunës, Sabrije Vuçitërrna, u pritëm me ngrohtësi e dashamirësi nga të afërm e miq të tyre. Faleminderit për përkrahjen e madhe që po na jepni dhe për diskutimet e frytshme që bëmë së bashku!” – ka deklaruar Latifi.
Ai theksoi se këto takime po tregojnë përkrahjen e fuqishme që qytetarët po i japin ekipit të AAK-së dhe vizionit për një Rahovec që ecën përpara me projekte konkrete, transparencë dhe punë të ndershme.
“Çdo takim, çdo bisedë e sinqertë me qytetarët tanë është shtysë për të vazhduar punën me përkushtim e përgjegjësi edhe në mandatin e ardhshëm,” shtoi ai.
