Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka zhvilluar një takim të frytshëm me banorët e Sopniqit, bashkë me kandidatin për Kuvendin Komunal, Valmir Gashi.
Në këtë takim, Latifi u shpreh mirënjohës për përkrahjen dhe besimin që po i jepet ekipit të AAK-së në çdo fshat e lagje të komunës.
“Me djem e burra të Sopniqit, bashkë me kandidatin për Kuvendin e Komunës, Valmir Gashi, i cili mori mbështetjen dhe besimin e plotë të bashkëvendasve të tij. Faleminderit për përkrahjen!” – deklaroi Latifi.
