Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar të mërkurën shoqatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Dikur si shokë të luftës, kishim shumë ëndrra. Për brezat që vijnë, do të mundohemi ta bëjmë më të mirën për vendin”, ka thënë Muharremaj.
“E kemi obligim ta nderojmë dhe respektojmë, luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ai.
Muharremaj është zotuar se do të vazhdojë kontributin institucional edhe në mandatin e ri.
“Sot gjatë vizitës tek shoqatat e dalura nga Lufta e UÇK-së, jam zotuar se do ta vazhdoj kontributin institucional, gjatë mandatit të radhës”, ka thënë ai.