Kandidati i LDK-së për Kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, sonte do të jetë në Krushën e Madhe, në takim me banorët e fshatit të njohur për sakrificë, punë dhe kontribut të madh për lirinë.
Në paralajmërimin e tij, Krasniqi theksoi se Krusha e Madhe do të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisjes së tij komunale, duke premtuar projekte konkrete që përmirësojnë jetën e qytetarëve:
▪️ Zgjidhja e problemit të kanalizimit në gjithë fshatin
▪️ Asfaltimi i rrugës “Drini i Bardhë”
▪️ Rregullimi i lumit që vjen nga Brestoci
▪️ Ndërtimi i fushës së futbollit të KF Bashkimi dhe riaktivizimi i klubit
▪️ Instalimi i ndriçimit publik në të gjitha rrugët me mungesë
▪️ Asfaltimi i rrugëve “Arif Shala” dhe “Agim e Sami Nalli”
▪️ Mirëmbajtja e rrugëve fushore dhe rregullimi i atyre që janë në gjendje të keqe
“Krusha jonë heroike meriton më shumë — përkushtim, punë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Do të jem me ju, për ju”, tha Krasniqi, duke ftuar qytetarët të marrin pjesë në tubimin e sotëm në fshatin e Nehar Shalës dhe Leona Nallit.
📍Tubimi mbahet sonte në Krushën e Madhe.
#KrushaMadhe #RahoveciPërtej #BurimKrasniqi #LDK113