Kandidati i AAK-së për Kryetar të Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin e tij për rolin e grave në zhvillimin e komunës dhe në çdo fushë të jetës shoqërore.
Në një deklaratë të shkurtër, Latifi theksoi se gratë janë kontribuese të pandalshme dhe pjesë e barabartë e punës dhe përpjekjeve kolektive për një Rahovec më të zhvilluar dhe më të drejtë.
“Gratë janë frymëzim, forcë dhe përgjegjësi. Ato janë pjesë e pandarë e suksesit tonë të përbashkët. #PunaNukNdalet,” – u shpreh Latifi.
Ky mesazh i kandidatit të AAK-së vjen në kuadër të takimeve të vazhdueshme me qytetarë e aktivistë, ku ai po përsërit angazhimin e tij për përfshirje të barabartë të grave në vendimmarrje, punësim dhe zhvillim lokal.
#PunaNukNdalet
#174
#AAK #SmajlLatifi #Rahovec