Kandidati për kryetar të Gjilanit, Arbër Ismajli, ka zhvilluar një takim me banorët e Velekincës, ku u shoqërua nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Krenar Xhaferi, si dhe kandidatët për Asamblenë Komunale, Vjollca Hasani dhe Fitim Guda.
Në një atmosferë të ngrohtë me familjen e Gëzim Qerimit dhe miqtë e saj, Ismajli ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së komunitetit në zhvillimin e qytetit dhe ka premtuar investime konkrete në infrastrukturë dhe shërbime publike.
“Folëm për zhvillimin e Velekincës dhe për projektet që do ta shndërrojnë këtë pjesë të qytetit në një zonë me infrastrukturë moderne, me shërbime më të mira dhe mundësi të reja për të rinjtë tanë,” ka shkruar Ismajli në një postim në rrjete sociale.
Ai e vlerësoi familjen Qerimi si një shembull të qytetarisë së mirë dhe të vlerave që duhet të ruhen e forcohen në komunitet.
“Familje si ajo e Gëzim Qerimit janë model frymëzimi i qytetarisë së mirë e aktive, si dhe i vlerave që duam t’i ruajmë e t’i forcojmë bashkërisht,” shtoi ai.