Pas takimeve të shumta me mijëra qytetarë në çdo vendbanim të komunës, Smajl Latifi dhe ekipi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës po përmbyllin fazën e fushatës me tubimin qendror që do të mbahet nesër, më 9 tetor, nga ora 18:30.
Në këtë ngjarje madhështore, AAK do ta bëjë prezantimin përmbledhës të programit qeverisës, një vizion që synon zhvillimin e qëndrueshëm, transparencën dhe mirëqenien për çdo qytetar të Rahovecit.
“Vizituam çdo vendbanim e takuam mijëra qytetarë anekënd komunës sonë. Nesër, mblidhemi të gjithë në një vend, për ta bërë prezantimin përmbledhës të programit tonë qeverisës. Ju ftoj që të bashkoheni në tubimin qendror, që i jep zë fitores sonë të madhe!”, ka deklaruar Smajl Latifi, kandidati i AAK-së për kryetar të Komunës së Rahovecit.
💪🏼 #PunaNukNdalet
🗳️ #174