DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Burim Krasniqi në Krushë të Madhe: “Ky fshat është simbol i punës, qëndresës dhe krenarisë sonë”

8 Tetor 2025
A A
Burim Krasniqi në Krushë të Madhe: “Ky fshat është simbol i punës, qëndresës dhe krenarisë sonë”
Share on FacebookShare on Twitter

Fushata e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec po vazhdon me takime entuziaste në çdo vendbanim.
Sonte, kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit, Burim Krasniqi, së bashku me ekipin e tij, qëndroi në Krushën e Madhe, një fshat që ai e cilësoi si “simbol të punës, qëndresës dhe krenarisë sonë”.

Para qytetarëve të Krushës, Krasniqi prezantoi programin qeverisës “Fshatrat Tona, Zemra Jonë”, me projekte konkrete që synojnë zhvillim të qëndrueshëm dhe përmirësim të jetesës për çdo familje dhe çdo lagje të fshatit.

Propozimet kryesore për Krushën e Madhe përfshijnë:
▪️ Zgjidhjen e problemit të kanalizimit në gjithë fshatin
▪️ Asfaltimin e rrugës “Drini i Bardhë”
▪️ Rregullimin e lumit që vjen nga Brestoci
▪️ Ndërtimin dhe riaktivizimin e fushës së futbollit të KF Bashkimi
▪️ Instalimin e ndriçimit publik në të gjitha rrugët ku ka mungesë
▪️ Asfaltimin e rrugëve “Arif Shala” dhe “Agim e Sami Nalli”
▪️ Mirëmbajtjen dhe shtrimin e rrugëve fushore në gjendje të keqe

“Krusha e Madhe ka energjinë, potencialin dhe njerëzit për të ecur përpara – dhe me qeverisjen tonë, kjo energji do të shndërrohet në zhvillim të vërtetë,” tha Burim Krasniqi.

Në këtë takim morën pjesë edhe kandidatët për Asamblenë Komunale, Nehar Shala (nr. 2) dhe Leona Nalli (nr. 18), të cilët u mirëpritën me entuziazëm nga banorët.

💙 #BurimKrasniqi #RahoveciPërtej #113LDK

KATEGORITË

  • Botë (1 116)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (12 961)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (738)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com