DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kartela bankare, bileta e foto me pamje nga deti, mënyrat e çuditshme si emigrantët duan të vërtetojnë vendbanimin

29 Janar 2025
A A
Kartela bankare, bileta e foto me pamje nga deti, mënyrat e çuditshme si emigrantët duan të vërtetojnë vendbanimin
Share on Facebook

Deklarimi gabim i adresës së vendbanimit jashtë vendit mbetet arsyeja kryesore për refuzimin e kërkesave për regjistrim të emigrantëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri.

Ndodh që adresa që emigrantët hedhin te të dhënat në data-bazën e KQZ, nuk korrespondon me dokumentin që e vërteton adresën dhe kjo bën të refuzohet.

Ndaj, për të shmangur këtë gabim në plotësimin e formularit elektronik, duhet që krahas adresës, shqiptarët që jetojnë jashtë vendit të ngarkojnë në sistem edhe një dokument që provojnë se jetojnë aty.

Por, interesante është mënyra si ata tentojnë të vërtetojnë adresën e banimit.

Disa prej tyre kanë ngarkuar biletat e avionit, librezat e ujit apo dritave, madje dhe kartat e kreditit, duke ekspozuar të dhënat personave.

Disa të tjerë kanë ngarkuar në databazë foto personale në vendbanimin, që duan të vërtetojnë, apo foto të tabelave në zonë.

“KQZ Shqipëri u kujton të gjithë shtetasve shqiptarë që aplikojnë për regjistrim në listën e zgjedhësve nga jashtë që Shërbimi i Ndihmës për Aplikuesit është aktiv 24 orë në ditë. Falë punës pa orar të ekipit të ndihmës, aplikuesit orientohen të mos bëjnë gabime si këto të ilustruara më poshtë. KQZ mbron të dhënat personale të shtetasve sipas legjislacionit në fuqi dhe fton shtetasit të tregojnë kujdes me ndarjen e informacioneve që nuk kanë vlerë për regjistrimin në PER”, shkruan KQZ.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 537)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (21 134)
  • Opinione (36)
  • Showbiz (145)
  • Shpallje (1)
  • Sport (312)
  • TV (70)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com