Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 11:50, ka ndodhur një ndërprerje e paplanifikuar e furnizimit me energji elektrike.
“Sipas informacioneve nga KEDS, bëhet fjalë për një defekt jashtë hapësirave të QKUK-së”, thuhet në njoftim.
SHSKUK njoftoi se menjëherë pas ndërprerjes së energjisë elektrike, gjeneratorët janë aktivizuar automatikisht duke bërë që puna dhe ofrimi i shërbimeve të mos ndërpritet.
Sipas njoftimit, situata është nën kontroll dhe të gjitha shërbimet esenciale po ofrohen normalisht duke përjashtuar ambulancat specialistike, ku për shkak të mungesës së energjisë elektrike nuk funksionon sistemi elektronik.