DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Bali Muharremaj: Po ju flas hapur, koha të ecim përpara

22 Tetor 2025
A A
Bali Muharremaj: Po ju flas hapur, koha të ecim përpara
Share on Facebook

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, ka falënderuar të gjithë votuesit pa dallim partie për besimin e dhënë për një Suherekë që i takon të gjithëve.

Muharremaj ka thënë se do që të mbetet kryetar i të gjithëve dhe se nuk do ndarje, fyerje e ofendime.

Muharremaj thotë se është koha që të ecin bashkë përpara, me dinjitet e besim.

“Demokracia jonë është e respektuar, sepse ju jeni pjesë e saj, të cilën e ndërtuat me kulturën tuaj gjatë fushatës zgjedhore.  Unë jam dhe dua të mbetem kryetar i të gjithëve.  Nuk dua ndarje, fyerje apo ofendime.  Punoj dhe angazhohem për bashkim, punë dhe dashni për qytetin tonë.  Tani është koha që të ecim përpara bashkë, me dinjitet e me besim, për ta bërë Suharekën shtëpinë më të mirë për çdo familje. Le ta vazhdojmë këtë rrugë me  të hapur dhe me bindjen se bashkë ndërtojmë më shumë se sa sa të ndarë”, ka thënë Muharremaj.

Postimi i plotë:

Po ju flas hapur.

Dua t’i falenderoj me zemër të gjithë votuesit pa dallim partie, bindjeje apo përkatësie.

Secili prej jush e ka dhënë besimin e vet, për një Suharekë që i takon të gjithëve, dhe ky është akt që meriton respekt të veçantë.

Demokracia jonë është e respektuar, sepse ju jeni pjesë e saj, të cilën e ndërtuat me kulturën tuaj gjatë fushatës zgjedhore.

Unë jam dhe dua të mbetem kryetar i të gjithëve.

Nuk dua ndarje, fyerje apo ofendime.

Punoj dhe angazhohem për bashkim, punë dhe dashni për qytetin tonë.

Tani është koha që të ecim përpara bashkë, me dinjitet e me besim, për ta bërë Suharekën shtëpinë më të mirë për çdo familje.

Le ta vazhdojmë këtë rrugë me të hapur dhe me bindjen se bashkë ndërtojmë më shumë se sa sa të ndarë.

Suhareka ka nevojë për të gjithë ne.

Prandaj duhet të jemi bashkë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 582)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com