DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kazakistani hap zyrtarisht ambasadën në Shqipëri

23 Tetor 2025
A A
Kazakistani hap zyrtarisht ambasadën në Shqipëri
Share on Facebook

Në një ceremoni solemne të zhvilluar në Tiranë, u përurua zyrtarisht Ambasada e Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, duke shënuar një moment të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Ngjarja u zhvillua në praninë e përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, trupit diplomatik dhe personaliteteve të shquara të jetës publike. Të pranishme në ceremoni ishin edhe zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Megi Fino dhe kryetarja në detyrë e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, shkruan ATSH.

Ceremonia u drejtua nga ambasadori i Republikës së Kazakistanit në Shqipëri, Iskander Aisariyev, i cili mbajti një fjalim përshëndetës me rastin e hapjes së misionit diplomatik.

Ai theksoi rëndësinë historike të këtij hapi në marrëdhëniet kazako-shqiptare, duke e cilësuar ambasadën si një urë të re miqësie dhe bashkëpunimi.

“Kjo është një ngjarje me rëndësi historike për vendet tona. Ajo simbolizon jo vetëm hapjen e një misioni të ri diplomatik, por edhe fillimin e një etape të re në zhvillimin e marrëdhënieve kazako-shqiptare, të bazuara në besim, mirëkuptim dhe angazhim të përbashkët për paqe, stabilitet dhe mirëqenie”, u shpreh ambasadori.

Ai nënvizoi se Kazakistani dhe Shqipëria ndajnë vlera të përbashkëta si bashkëjetesa paqësore, respekti për diversitetin dhe aspirata për zhvillim të qëndrueshëm.

Po ashtu, ai shtoi se ekziston potencial i madh për bashkëpunim në fusha si tregtia, energjia, turizmi, arsimi, teknologjia dhe shkëmbimet kulturore.

“Ambasada jonë e re do të bëhet një instrument efektiv për realizimin e këtyre mundësive,” theksoi ambasadori Aisariyev, duke falënderuar Qeverinë shqiptare për mbështetjen e dhënë gjatë procesit të hapjes së përfaqësisë diplomatike.

Ceremonia u mbyll me një pritje zyrtare në ambientet e ambasadës, ku të ftuarit patën mundësinë të shkëmbenin mendime mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërmjet Kazakistanit dhe Shqipërisë në një klimë miqësore dhe bashkëpunuese.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 582)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com