DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Prokuroria ka intervistuar Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin

25 Tetor 2025
A A
Prokuroria ka intervistuar Zemajn si të dyshuar për incidentin me qytetarin
Share on Facebook

Mu përballë Kuvendit të Kosovës, sheshi “Ibrahim Rugova” u bë skena e një incidenti fizik në mes deputetit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj dhe një qytetari.

Incidenti që nisi pasi qytetari e quajti “rrenc” deputetin Zemaj derisa ai po jepte intervistë, përfundoi me të dyja palët në stacion policor për t’u intervistuar.

E tanimë rasti ka arritur edhe në duart e Prokurorisë.

“Prokurori kujdestar ka intervistuar të dyshuarin i cili dyshohet për veprën penale “Sulmi” nga neni 184 te Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për çështjen në fjalë. Për më shumë informacione, ju njoftojmë me kohë. Të dy janë intervistuar nga Prokurori. Të dëmtuarit, Policia e Kosovës i ka lëshuar një tiketë për kundërvajtje për prishje të rendit dhe qetësisë publike”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Zemaj ka thënë se qytetari e ka ofenduar dhe provokuar verbalisht me fjalë të papranueshme dhe se në atë moment ka reaguar “në mënyrë të vetëmbrojtjes në afekt”.

Ai ka kërkuar falje publike.

“Në këto raste sulmi dhe fyerjesh të ulëta, sigurisht do duhej të ruaja qetësinë dhe dinjitetin në çdo rrethanë dhe pavarësisht provokimit, i cili nuk me ka ndodhë kurrë gjatë karrierës sime, dhuna, në çfarëdo forme, nuk është përgjigje e drejtë. Për këtë veprim, shpreh keqardhje dhe kërkoj falje publike. Kam respekt të plotë për çdo person, për çdo mendim dhe çdo kritikë, pavarësisht se sa e ashpër mund të jetë ajo, e imja është te mos reagoj me emocione. Andaj duhet të më shërbejë si mësim për të qenë më i durueshëm dhe më i përmbajtur në çdo situatë. Faleminderit të gjithëve për mirëkuptimin“, ka shkruar Zemaj në Facebook.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 600)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 582)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (347)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com