Kryetari i LVV-së, Albin Kurti sot tentoi të shkarkojë kryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nga kjo pozitë, pasi që ky i fundit u propozua për ministër të Infrastrukturës dhe Transportit.
I mandatuari për kryeministër për Qeverinë Kurti 3, Albin Kurti paraqiti sot përbërjen e kabinetit qeveritar dhe ekspozenë e tij për mandatin e tij qeverisës.
Dimal Basha është propozuar si Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit në kabinetin e ri qeveritar të Albin Kurtit, edhe pse aktualisht është Kryetar i Kuvendit.
“Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha”, tha Kurti kur paraqiti sot përbërjen e kabinetit qeveritar.
Kuvendi i Kosovës sot nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Qeverinë Kurti 3 mori vetëm 56 vota për, 52 kundër e 4 abstenime.
Fillimisht para procesit të votimit, ky ishte kabineti i propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti i mandatuari për kryeministër,
Glauk Konjufca, Zëvëndëskryeministër I parë, dhe ministër I Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Donika Gervalla – Zëvëndëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë
Fikrim Damak – Zëvëndëskryeministër i tretë për çëshje të pakicave
Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
Ejup Maqedonci – Ministër I Mbrojtjes
Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme (MPB)
Lulzon Jagxhiu – Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit
Avni Zogiani – Ministër i Arsimit
Arben Vitia – Ministër i Shëndetësis
Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit
Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Përgjithshëm dhe Politikat Lokale (MAPL)
Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit
Armend Muja – Ministër i Bujqësisë
Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
Mimoza Kusari – Ministër I Industrisë dhe Tregtisë dhe i Integrimeve Evropiane
Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë
Nenad Rashiq – Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit
Sejnur Veshall – Ministër i Zhvillimit Rajonal
