DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Behrami godet Kurtin: U dorëzua sot, i mbështetur mbi murin e urrejtjes që vetë e ndërtoi

26 Tetor 2025
A A
Ish-këshilltari i Thaçit bëhet deputet, fiton mbi 20 mijë vota
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka deklaruar se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është dorëzuar pas dështimit për të formuar Qeverinë e re.

Sipas Behramit, Kurti e ka ndërtuar tërë karrierën e tij politike mbi “urrejtje, përçarje, demonizim, kundërshtime dhe shkelje të normave demokratike”.

“Albin Kurti sot u dorëzua! Sot filloi pikëpërmbysja e tij si viktimë e kurthit që vetë e kishte ngritur! Kurti është i mbështetur mbi murin e urrejtjes, të cilin e ka ndërtuar tullë mbi tullë në 20 vitet e fundit”, ka thënë Behrami.

Ai shtoi se “ky mur ka filluar të shembet, bashkë me të edhe pesë vitet më të errëta të Kosovës së pavarur”, duke shtuar se “dielli po lind përsëri”.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sot nuk arriti të formojë Qeverinë e tij të re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Në fjalimin para deputetëve, ai u bëri thirrje atyre që të votojnë në interes të popullit dhe të mbështesin formimin e Qeverisë.

Megjithatë, pas paraqitjes së listës së ministrave, Qeveria “Kurti 3” mori vetëm 56 vota për, rezultat ky i pritshëm pasi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishin deklaruar më herët se nuk do të bashkëpunonin apo hynin në koalicion me Vetëvendosjen.

Të njëjtat qëndrime mbetën të palëkundura edhe sot. Tashmë pritet që presidentja Vjosa Osmani të thërrasë partitë politike për takime konsultative brenda afateve kushtetuese dhe ligjore.

Në rrethanat aktuale, pas tetë muajsh bllokadë politike, mbajtja e zgjedhjeve të reja parlamentare duket e pashmangshme.

KATEGORITË

  • Botë (1 122)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 176)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (68)
  • Sport (133)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (823)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com