DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Nagavci: PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3

26 Tetor 2025
A A
Nagavci: PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3
Share on Facebook

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci e cila u la jashtë kabinetit qeveritar që dështoi, thotë ka drejtuar akuza në drejtim të partive tjera që nuk e votuan Qeverinë Kurti 3.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar se PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, të gjithë bashkë, pamundësuan jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3.

Postimi i saj i plotë:

Lëvizja ka qenë dhe do të mbetet përherë me qytetarët, për të mirën e vendit, për drejtësi, për barazi e zhvillim. Qytetarët e dinë këtë, ata vlerësojnë integritetin e Kryeministrit Albin Kurti, guximin e tij, ndershmërinë dhe përkushtimin e tij të palëkundur.

Falë Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Kryeministrit Kurti, Qeverinë e Kosovës nuk e përcakton më Beogradi përmes Listës Serbe, ata nuk janë më faktorë në vendimmarrje.

Nuk ka më as marrëveshje koalicioni që në nenin e parë parashikojnë “… do të formohet Asociacionin brenda 3–5 muajsh”, siç ishte rasti me marrëveshjen PDK–LDK–Srpska.

Shteti nuk mund të dëmtohet për hir të pushtetit!

Sot, PDK, LDK, AAK, NISMA dhe Lista Serbe, të gjithë bashkë, pamundësuan jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve, pamundësuan formimin e Qeverisë Kurti 3. Ky është skenar që e kemi parë edhe më herët, kur u rrëzua Qeveria Kurti 1.

Por, sa herë që përpiqen të na ndalin, ne dalim edhe më të fortë.

Vazhdojmë punën, angazhimin dhe përkushtimin për vendin tonë.Për zhvillim, për drejtësi, për Republikën!Kthim prapa s’ka.

Është koha e Albin Kurtit, është koha e VETËVENDOSJES!

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 718)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (26 716)
  • Opinione (55)
  • Showbiz (183)
  • Shpallje (1)
  • Sport (422)
  • TV (91)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com