DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kroacia refuzon lirimin e ish-punonjëses së misioneve ndërkombëtare në Kosovë, e dyshuar për spiunazh dhe që kishte lidhje me Listën Serbe

29 Tetor 2025
A A
Kroacia refuzon lirimin e ish-punonjëses së misioneve ndërkombëtare në Kosovë, e dyshuar për spiunazh dhe që kishte lidhje me Listën Serbe
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Qarkut në Split ka refuzuar kërkesën për lirimin nga paraburgimi të Ana Murganiq, ish-punonjëse e misioneve ndërkombëtare në Kosovë, e cila po hetohet për përfshirje në një aferë spiunazhi që ka tronditur Ministrinë Kroate të Mbrojtjes (MORH).

Sipas mediumit kroat 24sata.hr, gjykata rrëzoi kërkesën e mbrojtjes me arsyetimin se ekziston rrezik arratisjeje. Ndërkohë, partneri i saj, ish-pjesëtar i kontingjentit kroat në misionin KFOR në Kosovë, është liruar nga paraburgimi.

Hetimet kanë zbuluar se gjatë kontrollit të telefonave të tyre është gjetur komunikim komprometues, që dyshohet se dëshmon për transmetim të informacioneve të ndjeshme ushtarake drejt përfaqësuesve politikë serbë.

Sipas të dhënave të para, A.M. dyshohet se ka marrë nga partneri i saj informacione për lëvizjet dhe planet e trupave të KFOR-it në veri të Kosovës, të cilat më pas i ka përcjellë tek strukturat e “Listës Serbe”, partia kryesore e serbëve në Kosovë që mban lidhje të ngushta me Beogradin.

Hetuesit kanë identifikuar të paktën katër raste të rrjedhjes së informacioneve sekrete, përfshirë ato që lidhen me tensionet në Zubin Potok dhe arrestimin e ish-policit kosovar Dejan Pantiq në dhjetor të vitit 2022.

Burime pranë hetimit kanë bërë të ditur se Murganiq më parë ka punuar në misionet EULEX dhe UNMIK, ku kishte krijuar kontakte me zyrtarë gjyqësorë dhe figura politike serbe.

Ajo do të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të fazës hetimore, ndërsa autoritetet kroate nuk përjashtojnë zgjerimin e hetimeve ndaj personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në rrjetin e dyshuar të spiunazhit.

KATEGORITË

  • Botë (1 135)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 368)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (135)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (837)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com