DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Grenell: Ajo që po i ndodh Thaçit s’është drejtësi – duhet t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane, kur të lirohet

29 Tetor 2025
A A
Grenelli reagon ashpër ndaj shkrimit të REL-it për Thaçin: Po e paguajmë për raportime të rrejshme
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari special për Misione të Veçanta i Presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell, ka kritikuar ashpër sistemin evropian të drejtësisë, duke e cilësuar si “brutal” dhe “të drejtuar nga elitat”.

Në një postim në platformën X, Grenell ka reaguar ndaj faktit që ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ndodhet në paraburgim në Hagë për pesë vjet pa një vendim gjyqësor përfundimtar.

“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që qëndrojnë rehatshëm të heshtur, ndërsa Haga mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vite pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat edhe disa vite të tjera.” – ka shkruar Grenell

Ai ka shtuar se kjo nuk është drejtësi dhe ka sugjeruar që askush të mos marrë më “këshilla juridike nga Evropa”.

“Është një sistem brutal dhe arkaik, i drejtuar nga elitat. Kjo nuk është drejtësi. Dhe askush nuk duhet të marrë më kurrë këshilla juridike nga një evropian.”

Grenell tha se shpreson që Thaçi, pas lirimit, “t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane.”

“Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë në një gjykatë amerikane kur të lirohet – në fund të fundit, janë paratë e taksapaguesve amerikanë.” – ka shtuar ai.

KATEGORITË

  • Botë (1 135)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 374)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (10)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (135)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (837)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com