DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Mbi 19 milionë euro u shpenzuan për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të vitit 2025

30 Tetor 2025
A A
KQZ: Vazhdon periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës
Share on Facebook

Buxheti i planifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025, është në vlerën e 8.7 milionë euro, prej të cilave më shumë se 3.2 milionë euro ishin të planifikuara për procesin organizativ i realizuar gjatë muajve të vitit 2024 dhe rreth 5.5 milionë euro për pjesën tjetër të procesit zgjedhor gjatë muajve të parë të vitit 2025. Sipas raporteve të deritashme, shuma e shpenzuar është rreth 7.9 milionë euro. Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi tha se buxheti i planifikuar për qëllim të organizimit të zgjedhjeve lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat janë mbajtur më 12 tetor 2025, është në vlerën e mbi 10.5 milionë euro.

Në këtë planifikim buxhetor sipas tij, përfshihet dhe organizimi i raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave. Në përfundim të këtij procesi dhe përmbylljes së të gjitha procedurave, do të kemi një raport përfundimtar dhe do të kemi të dhëna të sakta se sa nga mjetet e planifikuara janë shpenzuar. Sipas përvojës nga proceset e kaluara zgjedhore, zakonisht kostoja përfundimtare është më e ulët sesa ishte planifikuar.

‘’Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme ka zgjeruar përgjegjësitë e KQZ-së në organizimin e procesit zgjedhor dhe kjo reflektohet edhe në koston e planifikuar. Në Zgjedhjet për kuvend dhe në zgjedhjet lokale janë funksionalizuar 38 qendrat komunale të numërimit, të cilat janë vendosur kryesisht në palestra sportive. Funksionalizimi i këtyre QKN-ve është një kosto shtesë sepse procesi që zhvillohet duhet të jetë plotësisht transparent dhe në këtë drejtim janë të nevojshme sigurimi i kamerave, monitorëve, kompjuterëve, skanerëve dhe pajisjeve tjera përcjellëse. Natyrisht se ka edhe çështje të tjera që kanë ndikuar në planifikimin e kostos së përgjithshme të proceseve zgjedhore. • Në përgjithësi, shpenzimi kryesor i buxhetit nuk është vetëm për blerje të pajisjeve dhe të ngjashme, por pjesa më e madhe e mjeteve shpenzohet për të paguar trupat zgjedhore dhe stafin tjetër që angazhohet gjatë gjithë procesit zgjedhor’’, thuhet në përgjigje.

Tutje bëhet e ditur se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka mjete buxhetore të planifikuara për një proces të ri zgjedhor, i cili nuk është i planifikuar. ‘’Prandaj, nëse do ketë zgjedhje, KQZ-ja do të përgatisë me kohë kërkesën buxhetore të cilën do ta përcjellë për miratim në Qeverinë e Kosovës. KQZ-ja ka vepruar kështu edhe në rastet tjera kur kemi pasur zgjedhje të parakohshme apo që kanë ndodhur në një vit jo-zgjedhor’’.

Lidhur me diskutimet për zgjedhje të reja për Kuvendin e Kosovës, KQZ-ja ka bërë të ditur qëndrimin se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbetet i përkushtuar për të përmbushur mandatin kushtetuese, në çdo kohë kur një proces zgjedhor shpallet në mënyrë zyrtare. Aktualisht, KQZ-ja është duke u angazhuar në përmbylljen e procesit të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit dhe duke zhvilluar përgatitjet për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të komunave që do të mbahet, më 9 nëntor.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 601)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 620)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com