DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Njohja nga Siria, Gërvalla: Lajmi që vjen nga presidentja është edhe më i gëzueshëm

30 Tetor 2025
A A
Njohja nga Siria, Gërvalla: Lajmi që vjen nga presidentja është edhe më i gëzueshëm
Share on Facebook

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se njohjet që i merr Kosova nga shtetet e tjera vijnë si rezultat i një pune që bëhet nga disa autorë, duke përfshirë edhe shtetet aleate.

Ajo ka pohuar se njohja e fundit nga Siria është lajm edhe më i gëzueshëm e i mirë kur vjen nga vetë presidentja Vjosa Osmani, e jo nga faktorë të tjerë.

“Të gjitha njohjet veç e veç i kanë disa autorë, sepse pa një bashkërendim të mundësive, të potencialit, të kontakteve, nuk mund të ndodhë asnjë njohje. Pra, bashkërendimi i potencialit brenda Kosovës, institucioneve të Republikës së Kosovës bashkë me miqtë tanë, por njëkohësisht edhe me përfaqësues të komunitetit tonë që jetojnë dhe veprojnë në ato shtete, pa u bashkuar këto tre elemente, nuk ka njohje në Republikën e Kosovës”.

“Prandaj, meritën për njohje e kanë shumë veta. Unë shumë gëzohem nëse në foton e parë pas një njohjeje të re e shoh politikanin në postin më të lartë të vendit tonë, presidenten e Republikës, sepse ky është normaliteti i shtetit tonë. Ne respektojmë hierarkinë, ne respektojmë institucionet, dhe lajmi që vjen nga goja e presidentes sonë është edhe më i gëzueshëm sesa kur vjen nga kanalet e tjera”, ka thënë Gërvalla.

Gërvalla theksoi se numri i njohjeve që ka Kosova ka shkuar në 120.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 157)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com