DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vendimet e Kurtit, buxheti 4 miliardë për vitin 2026m parasheh pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, rritje të shtesave e pensioneve

31 Tetor 2025
A A
Vendimet e Kurtit, buxheti 4 miliardë për vitin 2026m parasheh pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik, rritje të shtesave e pensioneve
Share on Facebook

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme pritet që të shqyrtojë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e vitit 2026.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se buxheti për vitin 2026 do të jetë 4 miliardë euro.

Kurti tha se u se si qeveri në detyrë po e kryejnë obligimin që shteti të mos mbetet pa buxhet, ndërsa shtoi se u takon deputetëve që ta miratojnë në Kuvend para se të shkohet në zgjedhje të reja.

“Brenda afatit ligjor sot po miratojmë projektligjin për ndarjet buxhetor për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky buxhet ka shumë rëndësi. Kam kënaqësinë të ju njoftoj se është në vlerë prej 4 miliardë euro, ku një e katërta apo rreth 1 miliardë janë për investime kapitale. Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik, dhe rritja e pagës bazë për0,5 përqind për çdo vit përvojë pune. Ky buxhet përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë dhe lehonave e shumë mbështetje të tjera për familjen. Meqenëse jemi qeveri në detyrë ligji ka paraparë që edhe në situata të tilla kur formimi i institucioneve mund të zgjasë më shumë sesa që duhet, shteti vazhdon funksionimin. Ligji e parasheh që erdhe qeveria që ka përfunduar mandatin e plotë, mund të propozojë buxhetin e ri para Kuvendit.  Sot përveçse po zbatojmë një detyrim ligjor sa u përket afateve për miratim të ligjit të buxhetit, po kryejmë detyrimin tonë që shteti të mos mbetet pa buxhet. U takon deputetëve që këtë buxhet ta miratojmë para se të shkojmë në zgjedhje të reja në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e shtetit dhe të mos mbesim pa buxhet”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se nga muaji nëntor do të rriten pensionet dhe shtesat për fëmijët. Ai bëri me dije se ky vendim hyn në fuqi qysh nesër.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti kumtoi se rritja për pensionistët do të jetë nga 120 euro në 150, teksa për lehonat shtesat do të rriten për 50 përqind.

Vendimi për pensionet, Kurti tha se prek rreth 200 mijë pensionistë.

“Ashtu siç ju kam premtuar, sot ka lajme të mira edhe për pensionistët sepse pensioni minimal nga 120 euro do të bëhet 150 euro, duke filluar nga muaji nëntor, që fillon nesër. Kjo rritje prek rreth 200 mijë pensionistë në kategoritë e pensioneve”, deklaroi Kurti.

Ai shpjegoi edhe rritjen për fëmijët 0-16 vjet.

“Kam premtuar se do të ketë lajm të mirë edhe për nënat që marrin shtesa për fëmijë. Nga muaji nëntor, shtesat për të gjithë fëmijët nga 0-16 vjet e që janë rreth 400 mijë, do të rriten për 50 përqind. Një nënë me dy fëmijë që këtë muaj ka marrë 40 euro, nga muaji i ardhshëm do t’i marr 60 euro. Sikurse çdo herë, shumë lajme të mira për të gjithë”, tha Kurti.

Ky vendim vjen rreth një javë para balotazhit.

 

Kurti tha se u se si qeveri në detyrë po e kryejnë obligimin që shteti të mos mbetet pa buxhet, ndërsa shtoi se u takon deputetëve që ta miratojnë në Kuvend para se të shkohet në zgjedhje të reja.

Në 4 miliardë euro të buxhetit për 2026, Kurti tha se do të përfshihet paga e 13-të për sektorin publik.

“Brenda afatit ligjor sot po miratojmë projektligjin për ndarjet buxhetor për vitin fiskal 2026. Sikurse çdo vit, edhe ky buxhet ka shumë rëndësi. Kam kënaqësinë të ju njoftoj se është në vlerë prej 4 miliardë euro, ku një e katërta apo rreth 1 miliardë janë për investime kapitale. Një risi do të jetë edhe dhënia e pagës së 13-të për të gjithë punonjësit e sektorit publik, dhe rritja e pagës bazë për 0,5 përqind për çdo vit përvojë pune. Ky buxhet përfshinë edhe rritjen e pensioneve, shtesave për fëmijë dhe lehonave e shumë mbështetje të tjera për familjen. Meqenëse jemi qeveri në detyrë ligji ka paraparë që edhe në situata të tilla kur formimi i institucioneve mund të zgjasë më shumë sesa që duhet, shteti vazhdon funksionimin.

Ligji e parasheh që erdhe qeveria që ka përfunduar mandatin e plotë, mund të propozojë buxhetin e ri para Kuvendit.  Sot përveçse po zbatojmë një detyrim ligjor sa u përket afateve për miratim të ligjit të buxhetit, po kryejmë detyrimin tonë që shteti të mos mbetet pa buxhet. U takon deputetëve që këtë buxhet ta miratojmë para se të shkojmë në zgjedhje të reja në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e shtetit dhe të mos mbesim pa buxhet”, tha Kurti.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, sqaroi se rritja është paraparë të bëhet në dy shkallë, ashtu sikurse ishin rritur pagat vjet.

425 euro do të jetë nga 1 janari, teksa 500 do të bëhet nga 1 korriku.

“Pas diskutimeve dhe propozimeve që kemi marrë edhe nga sindikatat, propozimi është që paga minimale për vitin e ardhshëm të bëhet 500 euro, apo 3 euro për orë punë. Rritjen e kemi paraparë të bëhet në dy faza”, deklaroi Murati.

Ai shtoi se ky vendim prek rreth 150 mijë të punësuar në sektorin privat. Vendimi tha se është marrë pas diskutimeve edhe propozimeve të sindikatave dhe përfaqësuesve të bizneseve.

“Duke filluar nga 1 janari, propozimi i Ministrisë është që paga minimale për orë punë të jetë 2.50 centë apo 425 euro në muaj për orar të plot,ë ndërkaq duke filluar nga 1 korriku është faza e dytë, në nivelin 3 euro për orë punë apo nëse përkthehet në 500 euro për orar të rregullt pune”, sqaroi Murati.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 161)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com