DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vendimet e Kurtit, Bajrami: Pagat e pensionet mund të rriten disa fish tash kur pritet vendimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme

31 Tetor 2025
A A
Vendimet e Kurtit, Bajrami: Pagat e pensionet mund të rriten disa fish tash kur pritet vendimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme
Share on Facebook

Nënkryetarja dhe deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka dalë me reagim pas vendimeve që u morën në mbledhjen e sotme të Qeverisë në detyrë, ku u miratuar buxheti për vitin 2026 në vlerë 4 miliardë euro dhe u vendos për rritjen e pagës minimale, pensioneve e shtesave për fëmijë.

Bajrami ka thënë se Kurti po e bën këtë për vota dhe se ky buxhet ka gjasa “të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

Ajo ka thënë se Prokuroria Speciale ka mundur të ndalë këtë.

“Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes që ka uzurpuar zyrat e Qeverisë aprovoi sot buxhetin për vitin 2026. Ka mundësi që buxheti i vitit 2026 të shkojë në 8 miliardë e pagat e pensionet të rriten disa fish në kohën kur pritet vendimi për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme. Shtetin po e çojnë drejt rrënimit. Prokuroria Speciale ka mundur ta ndalë këtë maskaradë. Tash, duhet ta ndalim me votë. E, do ta ndalim me votë”, ka shkruar Bajrami.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 161)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com