DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore: Këtë detyrim ta marrë unë

31 Tetor 2025
A A
Për tejkalim të krizës, Osmani propozon zgjatje buxhetore: Këtë detyrim ta marrë unë
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar zgjatje buxhetore për të shmangur një krizë pagash për punëtorët e sektorit publik.

Ajo ka theksuar se nuk pati gatishmëri nga liderët partiakë për procedimin e projektbuxhetit të miratuar të premten nga Qeveria në detyrë.

Osmani ka shtuar se kërkesa për zgjatje buxhetore është kushtetuese.

“Kërkova një rrugë me dakordim të partive për procedim të buxhetit dhe Planit të Rritjes. Nuk kishte gatishmëri nga një numër i madh për procedim të buxhetit, por unë propozova që të shikojmë mundësi të tjera kushtetuese që është zgjatja buxhetore që së paku deri më 31 mars 2026 qytetarët të mos përballen me situatë ku nuk kanë paga dhe mirëqenie. Kjo çështje nga disa u shqyrtua, do të jem në kontakt me partitë nëse ekziston një mundësi e tillë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka theksuar gjithashtu se pas shqetësimeve rreth procedurave të miratimit të Projektbuxhetit nga Qeveria dhe mosdakordimit të partive për të, ajo mund ta marrë si detyrim dhe ta procedojë zgjatjen buxhetore si dhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend.

“Prandaj edhe propozimi im ishte që sipas nenit 79 të Kushtetutës, që nëse ata s’dakordohen që këto iniciohen si nisma legjislative nga qeveria, atëherë atë detyrim ta marr unë dhe si presidente t’i procedoj edhe zgjatjet buxhetore edhe Planin e Rritjes si ligje në Kuvend meqenëse nuk i kam kompetencat e kufizuara dhe një gjë e tillë njihet si e drejtë e presidentes”, ka shtuar ajo.

 

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 572)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 165)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (157)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com