DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Gucati: Më befason fakti që Kurti nuk na përkrah, ai është kryeministër i shtetit, nuk është kryeminstër i një partie!

1 Nëntor 2025
A A
Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
Share on Facebook

Hysni Gucati, kryetar i OVL-UÇK-së është shprehur i befasur për faktin që protestat e thirrura në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Gjykatën Speciale në Hagë nuk po gjejnë mbështetje nga kryeministri në detyrë Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Momentin e ka Albin Kurti apo partia e tij me na mbështetë, e me na perkrahë, mirëpo nuk po don. Mua me ka befasu Albin Kurti sepse ata burra që janë të burgosur janë qytetarë të Kosovës. Nuk janë qytetarë as Amerikan as Francez, por janë shqiptar të Kosovës, janë qytetarë të këtij vendi. Abin Kurti është kryeminister i qytetarëve të Kosoves nuk duhet të bëjë dallime në politikë. Ky është kryeministër i shtetit, nuk është kryeministër i një partie, kështu që mua më befason pse nuk del me na përkrah neve haptaz, sic dul edhe Presidentja hapur dy herë, Vjosa Osmani, edhe për protestën në Prishtinë ka dalë Vjosa Osmani, por edhe protestën në Tiranë që e patëm dul Vjosa Osmani ku tha kanë të drejtë Shoqatat e Luftës të protestojnë në menyrën më të mirë të mundshmë paqësore, me i kërku të drejtat e veta, me kundërshtu një Gjykatë, me kundërshtu një punë të keqe. Edhe ky duhet me dal vetë me na mbeshtetë sepse protestat janë të lejueshmë, me komnventa nderkombëtare ti ki drejtë me protestu, e mua më befason ky njeri”, tha Gucati.

Madje, kryetari i OVL-UÇK-së e krahason Albin Kurtin me Edi Ramen, duke thënë se ky i fundit i ka dhënë mbështetje këtyre protestave dhe e ka ngritur zërin kundër Gjykatës Speciale.

“Mua më vjen keq prej Vetëvendosjes, sepse ata e bënë thikë me dy teha përkrahjen e tyre, njëra na mbeshteti neve tjetra e shajti Edi Ramën dhe Shqipërinë. Shteti shqiptar ka bërë dhe është duke bërë shumë , nuk dua ta dalloj sepse për mua Albin Kurti është kryeministër në detyrë, është kryeministër i vendit tim, e dashta apo nuk e dashta unë, unë e mbështeti. Shteti i Shqiperisë është duke na mbeshtetë e duke na përkrah neve Edi Rama që është kryeministër, ai është kundër Gjykatës Speciale dhe fjalimi i tij para Këshillit të Evropës ku ka folë kundër Gjykatës Speciale dhe Dick Martyt, sot folë kundër Gjykatës Speciale dhe kundër Dick Martyt. Edhe Edi Rama edhe Sali Berisha, të dytë kanë qenë përkrahës”, deklaroi Gucati.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 602)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 641)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com