Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka vazhduar fushatën zgjedhore me një takim entuziast në Mushtisht, ku është pritur me përkrahje të madhe nga banorët.
Në një postim, Muharremaj ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e sinqertë dhe për atmosferën e ngrohtë që e karakterizoi tubimin.
“Në Mushtisht e patëm me zemër përkrahjen. Faleminderit pafundësisht. Voto 174 ✅,” ka shkruar ai.
AAK në Suharekë po synon të sigurojë edhe një mandat tjetër nën drejtimin e Bali Muharremajt, i cili ka theksuar se mbështetja e qytetarëve është forca që e shtyn drejt punës e përkushtimit të vazhdueshëm për komunën.
