DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Kurti: Raporti i Progresit ka konstatuar se qeveria në detyrë ka kryer detyrat me sukses

4 Nëntor 2025
A A
Kurti: Raporti i Progresit ka konstatuar se qeveria në detyrë ka kryer detyrat me sukses
Share on Facebook

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vlerësuar si pozitiv Raportin e Progresit për Kosovën 2025, pavarësisht se në dokument konstatohen progres i kufizuar dhe stagnim në disa fusha.

Në konferencën për media, Kurti tha se gjatë këtij viti nuk ka pasur kthim prapa në pothuajse asnjë sektor.

“Këtë vit, edhe pse kemi qenë qeveri në detyrë, raporti konstaton se kemi kryer detyrat me sukses. Integrimi në BE mbetet prioritet, si vleror ashtu edhe strategjik për Kosovën. Raporti sivjet është pozitiv në pothuajse të gjitha fushat dhe ofron rekomandime ku ka ngecje. Këtë vit nuk ka pasur kthim prapa në asnjë fushë, ka progres në 35 fusha dhe ngecje në 3. Progresi varion nga i kufizuar në i përparuar. Orientimi ynë është anëtarësimi në BE. Raporti konfirmon përkushtimin tonë ndaj procesit të integrimit”, tha Kurti.

Ai gjithashtu u ndal tek raportet ndërkombëtare, duke theksuar se kritikat për prishje të marrëdhënieve me shtetet mike janë kundërshtuar nga gjetjet e raportit.

“Ajo çka në opinionin publik reflektohej si prishje e raporteve me jashtë, ky raport tregon se ka progres në marrëdhëniet me jashtë. Raporti thekson avancim të dukshëm, përparim në zbatim të marrëveshjeve të tregut të përbashkët rajonal 2021-2024. Do të angazhohemi që rekomandimet e raportit të kthehen në zbatim”, shtoi ai.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 577)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 261)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com