Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekes Bali Muharremajka shprehur mirënjohje të thellë për punën dhe përkushtimin e mjekëve e infermierëve, të cilët, sipas tij, janë shtylla kryesore e kujdesit ndaj qytetarëve.
“Në çdo dhimbje, ata janë aty me qetësi dhe profesionalizëm. Në çdo shpresë, ata janë të parët që besojnë. Mjekët dhe infermierët tanë janë drita që nuk fiket asnjëherë, sepse kujdesi i tyre buron nga zemra. Faleminderit për gjithçka që jeni dhe po bëni për qytetarët e Komunës së Suharekës”, ka shkruar Muharremaj.
