DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Presidentja Osmani: Qytetari i rrëmbyer nga Serbia u plagos me qëllim për t’u vrarë

4 Nëntor 2025
A A
Presidentja Osmani: Qytetari i rrëmbyer nga Serbia u plagos me qëllim për t’u vrarë
Share on Facebook

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me rastin e rrëmbimit të qytetarit të Kosovës nga xhandarmëria serbe brenda territorit të vendit, duke e cilësuar ngjarjen si sulm të drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit dhe paqes në rajon.

Në një konferencë për media të martën, Osmani theksoi se, sipas informacioneve të para nga dëshmitarët dhe familjarët, qytetari i rrëmbyer është plagosur me qëllim që të vritet, e më pas është tërhequr me forcë nga ana e xhandarmërisë serbe.

“Dyshimi është që këtu ka pasur edhe shkelje të sovranitetit, por po ashtu edhe sulm ndaj një qytetari të Kosovës me qëllim që ai të vritet”, deklaroi ajo.

Ajo shtoi se institucionet përkatëse, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtarë, janë duke hetuar me kujdes vendin e saktë të ngjarjes dhe se pritet një raport i plotë mbi rastin.

“Nuk është vetëm provokim, por është një sulm që rrezikon paqen dhe stabilitetin jo vetëm në zonën tonë kufitare, por në të njëjtën kohë rrezikon paqen dhe stabilitetin në gjithë rajonin tonë”, tha Osmani.

Autoritetet e Kosovës e kanë akuzuar të hënën Serbinë për cenim të integritetit territorial, pasi Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 1 nëntor ka pranuar informacion se në zonën e Leposaviqit, një shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, me inicialet M.V., dyshohet se është plagosur dhe rrëmbyer nga xhandarmëria serbe.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 603)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 696)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com