DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Vuçiq takon Sorensenin: E riafirmova përkushtimin ndaj dialogut, Asociacioni element kyç për zgjidhje të qëndrueshme

4 Nëntor 2025
A A
Vuçiq takon Sorensenin: E riafirmova përkushtimin ndaj dialogut, Asociacioni element kyç për zgjidhje të qëndrueshme
Share on Facebook

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj dialogut me Kosovën nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, duke e cilësuar atë si “kornizën e vetme që mund të garantojë paqe, stabilitet dhe parashikueshmëri për të gjithë që jetojnë në Kosovë”.

Përmes një postimi pas takimit në Bruksel me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, Vuçiq ka bërë të ditur se bisedimet janë përqendruar në “hapat konkretë, zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të marrëveshjeve të arritura, de-eskalimin në terren dhe mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së popullit serb”.

Ai ka theksuar rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, “në përputhje me marrëveshjet ekzistuese”, duke e quajtur atë “element kyç për një zgjidhje të qëndrueshme”.

Postimi i plotë:

Në një bisedë të hapur, e riafirmova përkushtimin tonë ndaj dialogut nën ombrellën e Bashkimit Evropian, si korniza e vetme që mund të sigurojë paqe, stabilitet dhe parashikueshmëri për të gjithë ata që jetojnë në Kosovë.

Vëmendjen tonë e përqendruam në hapat konkretë, zbatimin e plotë dhe të qëndrueshëm të marrëveshjeve tashmë të arritura, de-eskalimin në terren dhe mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së popullit serb.

Theksova posaçërisht rëndësinë e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në përputhje me marrëveshjet, si një element kyç i një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Serbia mbetet një partnere e besueshme dhe konstruktive, e gatshme për kompromis të përgjegjshëm, me respekt të qartë për detyrimet e marra dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare.

Jam mirënjohës përfaqësuesve të BE-së për angazhimin e tyre dhe ne do të vazhdojmë kontaktet me qëllim të ruajtjes së paqes dhe sigurimit të një jete normale për të gjithë qytetarët tanë.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 603)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 696)
  • Opinione (46)
  • Showbiz (164)
  • Shpallje (1)
  • Sport (349)
  • TV (86)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com