DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Çfarë i shkroi Kurti kryetares së Gjykatës Speciale, ku kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së?

5 Nëntor 2025
A A
Gjykata e urdhëron Kurtin të dëshmojë të martën: Çka thotë ligji nëse ai refuzon?
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi për herë të parë një letër që në vitin 2022 ia kishte dërguar kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Publikimi i kësaj letre ndodhi në ditën kur ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mbushën pesë vite nga arrestimi i tyre.

Në letër, Kurti kërkoi lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, duke theksuar se nuk ka as arsye ligjore e as morale që Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi të mbahen në paraburgim.

Më tej, Kurti ofroi garanci shtetërore për lirimin me kusht të tyre, duke theksuar se Policia e Kosovës mund të mbikëqyr arrestin shtëpiak nëse do të ishte e nevojshme.

Kurti tha se për çështjen e tyre ai punon në heshtje, duke shpjeguar se “puna më efektive bëhet pa zhurmë”, dhe theksoi se kërkesat e tij “qëndrojnë akoma, e në Kosovë ekzistojnë të gjitha garancitë për përgjigje pozitive ndaj tyre”.

Të katër ish-udhëheqësit e UÇK-së vazhdojnë të mbahen në paraburgim në Hagë, ndërsa procesi gjyqësor ka kaluar në fazën e mbrojtjes.

Çka thuhet në letër?

E nderuar Gjykatëse Trendafilova,

Ndërsa shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Paqes, na kujtohet sot gjithçka që ka kaluar vendi ynë, dhe gjithçka që ka përpjekur të arrijë që pas luftës së fundit: jo vetëm paqen, por edhe lirinë, barazinë, unitetin dhe integrimin, të vërtetën dhe drejtësinë.

Po ju drejtohem pikërisht në këtë ditë sepse shumë herë duket sikur historia po i shpëton, po harrohet dhe po sulmohet nga gënjeshtra, dezinformimi dhe fushata me qëllime të këqija.

Një nga shqetësimet tona janë Dhomat Speciale, gjykata që u themelua në vitin 2015 dhe që filloi punën me aktakuzat e para në vitin 2020. Në fillim të nëntorit, do të shënojmë dy vjet që nga personat më së fundmi të akuzuar nga Kosova mbahen në paraburgim në Hagë, disa prej tyre edhe më gjatë.

Para disa muajsh pata mundësinë të takoja të gjitha ekipet mbrojtëse dhe të dëgjoj ankesat, kërkesat dhe shqetësimet e tyre për tërë procesin. Për këtë arsye po ju shkruaj drejtpërdrejt – për të ndarë dhe adresuar këto shqetësime të cilat janë të jashtëzakonshme për popullin tonë, për familjet e të akuzuarve, për sistemin e drejtësisë dhe, do të supozoja, edhe për vetë gjykatën.

Për hir të efikasitetit, do të fokusohem në dy çështje shumë thelbësore: de-kontekstualizimin e aktakuzës nga lufta në Kosovë, pra krimet e tmerrshme të kryera nga Serbia, dhe çështjen e lirimit me kusht.

Përdor këtë mundësi për t’ju bërë thirrje që të zhvendosni fokusin mono-etnik të gjykatës dhe ta riktheni në kontekstin e luftës në Kosovë. Nëse Dhomat Speciale u themeluan për të adresuar krimet e kryera gjatë luftës, pse nuk po hetohen krimet e tmerrshme të kryera në Prekaz? Apo masakra e Mejës, masakra e Reçakut dhe qindra masakra të tjera ku mijëra shqiptarë u vranë, u dogjën dhe pastaj u hodhën në varre masive?

Ndoshta mund të lindë dëshira për t’iu përgjigjur kësaj me fjalët “Gjykata po heton akuza nga Raporti i Dick Marty-t.” Por procesi po tregon se kjo nuk është e saktë. Në momentin kur u publikuan aktakuzat, u bë e qartë për të gjithë që nuk kanë asnjë lidhje me Raportin e Dick Marty-t, duke vënë automatikisht në dyshim pretendimin se kjo është arsyeja pse u krijua kjo gjykatë.

Sa i përket lirimit me kusht, kanë kaluar pothuajse dy vjet që kur të akuzuarit mbahen në paraburgim. Kjo ka qenë jo vetëm e vështirë për ta, por edhe për familjet e tyre, veçanërisht për bashkëshortët dhe fëmijët, të cilët shpesh nuk e shohin të dashurit e tyre. Dhe kur mund ta bëjnë, procesi i mbledhjes së dokumenteve, aplikimi për vizë, marrja e vizës për një numër të caktuar ditësh dhe udhëtimi përmes Vjenës për të shkuar në Hagë çdo muaj, ka qenë dhe mbetet torturues.

Ne besojmë se të akuzuarit mund të kthehen në shtëpi ndërsa presin gjyqin, pasi Policia e Kosovës ka garantuar se mund të mbikëqyrë arrestin shtëpiak nëse është e nevojshme.

Për të lehtësuar këtë proces për familjet si dhe për të akuzuarit, jam i gatshëm të ofroj garanci shtetërore për lirimin me kusht të të gjithë të akuzuarve.

E nderuar Gjykatëse Trendafilova, shpresoj sinqerisht që të trajtoni këtë letër me seriozitetin e njëjtë me të cilin e kam shkruar – me shqetësim për popullin e vendit tim, për familjet e të akuzuarve, si dhe për sistemin e drejtësisë.

Pres me padurim të dëgjoj nga ju.

Me respekt,

Albin Kurti

Kryeministër i Republikës së Kosovës

KATEGORITË

  • Botë (1 141)
  • Drejtësi (1)
  • Ekonomi (4)
  • Konkurs (2)
  • Lajme (13 572)
  • Mish Mash (1)
  • Mish Mash (1)
  • Opinione (11)
  • rajon (4)
  • Showbiz (69)
  • Sport (136)
  • TV (56)
  • Vendore (80)
  • Zgjedhjet 2025 (876)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Mish Mash
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com