Kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, është pritur me interesim të madh nga qytetarët e Opterushës, Zoqishtit, Retijës dhe Retijës së Ulët, ku ka prezantuar programin e tij qeverisës.
“Opterusha, Zoqishti, Retija dhe Retija e Ulët pritën me interesim të veçantë shpalosjen e programit tonë qeverisës. Premtimet tona do të bëhen projekte për zhvillimin e këtyre fshatrave dhe tërë Rahovecit! #PunaNukNdalet #174”, ka shkruar Latifi.
Ai ka theksuar se çdo premtim i dhënë do të shndërrohet në veprim konkret, duke e çuar përpara zhvillimin ekonomik e infrastrukturor të komunës së Rahovecit.
