Kandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, ka mbajtur një tubim të ngrohtë me qytetarët, ku është pritur me entuziazëm dhe përkrahje të madhe.
“Suhareka është ndjenjë, është kujtim, është përkushtim. Sonte, në çdo duartrokitje e në çdo buzëqeshje, ndjeva fuqinë e bashkimit tonë. E kur bashkohemi, Suhareka shëndrit më shumë se kurrë. #174 ✅”, ka shkruar Muharremaj.
Ai ka theksuar se kjo mbështetje e sinqertë nga qytetarët është dëshmi e lidhjes së fortë që ka krijuar me ta dhe motiv shtesë për ta çuar Suharekën drejt një të ardhmeje edhe më të ndritshme.
