DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Apeli vërteton pafajësinë në rastin “Ukë Rugova I” – Refuzon ankesën e Prokurorisë Speciale

6 Nëntor 2025
A A
Apeli vërteton pafajësinë në rastin “Ukë Rugova I” – Refuzon ankesën e Prokurorisë Speciale
Share on Facebook

Gjykata e Apelit – Departamenti Special, ka marrë sot vendim lidhur me rastin e njohur në opinion si “Ukë Rugova I”, duke refuzuar si të pabazuara ankesat e Prokurorisë Speciale dhe duke vërtetuar aktgjykimin lirues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 30.06.2023.

Sipas njoftimit zyrtar, Apeli ka konstatuar se aktgjykimi i shkallës së parë nuk përmban shkelje procedurale dhe se Prokuroria nuk ka dëshmuar ekzistimin e provave që do të vërtetonin përtej çdo dyshimi fajësinë e të akuzuarve.

Vendimi

Me këtë aktgjykim, mbetet në fuqi lirimi nga akuzat për veprën penale: Krim i organizuar (neni 283 par. 2 KPRK),   Kontrabandim me migrantë (neni 170 par. 1 dhe par. 2 KPRK), pasi gjykata ka konstatuar se “nuk është provuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar”.

Të akuzuarit e liruar nga fajësia janë Ukë Rugova, Izet Beqiri, Qefser Baholli A. H.

Ndërkaq, njëri nga të akuzuarit, Qefser Baholli, është dënuar vetëm me gjobë prej 6.000 euro, të cilën duhet ta paguajë brenda 15 ditësh, pasi ky vendim tashmë ka marrë formën e prerë.

Arsyetimi i Apelit

Gjykata e shkallës së dytë ka theksuar se:

Aktgjykimi i Themelores nuk përmban shkelje thelbësore procedurale.

Prokuroria nuk ka ofruar prova të mjaftueshme për implikim në krim të organizuar.

Vendimi i shkallës së parë është i qartë, i arsyetuar dhe ligjërisht korrekt.

Me këtë vendim, çështja konsiderohet përfundimisht e mbyllur për të pandehurit e liruar.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 580)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 280)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (339)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com