DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet2025
No Result
View All Result
DTV MEDIA
No Result
View All Result

Haxhiu me strategji të çuditshme, kërkon votë për Konjufcën duke sulmuar ish-opozitën: Votat do të siguroheshin, nëse deputetët do të ishin të lirë nga presionet e kryetarëve të partive

6 Nëntor 2025
A A
Haxhiu tash kërcënon: O unë, o zgjedhjet
Share on Facebook

Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës dhe një prej zërave më të afërt të Albin Kurtit, ka folur mbi zhvillimet e fundit politike në Prishtinë, duke konfirmuar se mandati për krijimin e qeverisë i është dhënë Glauk Konjufcës, ndërsa ka hedhur akuza të forta ndaj opozitës për bllokimin e institucioneve dhe për urrejtje ndaj Vetëvendosjes e Kurtit personalisht.

“Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, tha Haxhiu, duke theksuar se opozita, sipas saj, po e mban peng shtetin “nga inati me Albin Kurtin”.

Ajo shtoi se “LDK-ja është shkëputur nga elektorati i saj”, ndërsa për Fatmir Limajn tha se negociatat dështuan sepse “kërkoi më shumë se sa ia dha populli”.

Sipas saj, Vetëvendosja nuk pranon pazare për poste, ambasada apo tenderë. Duke folur për mandatin e dytë të Konjufcës, Haxhiu u shpreh optimiste se votat mund të sigurohen, “nëse deputetët do të ishin të lirë nga presionet e kryetarëve të partive”.

Ajo gjithashtu vlerësoi rolin e presidentes Osmani, e cila “ka vepruar në përputhje me Kushtetutën” për të shmangur zgjedhjet e menjëhershme.

Haxhiu foli edhe për çështjen e ish-drejtuesve të UÇK-së në Hagë, duke zbuluar se qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për lirimin e tyre nga paraburgimi. “Ne kemi dhënë garanci për kthimin e tyre në Kosovë dhe respektimin e vendimeve të gjykatës. Ata mbahen padrejtësisht, dhe pas përfundimit të dëshmive të prokurorisë nuk ka më asnjë arsye që të qëndrojnë në paraburgim”, theksoi ajo, duke shtuar se “Kosova ka paguar mbi 33 milionë euro për mbrojtjen e tyre”.

Haxhiu tha se përpjekjet e qeverisë janë bërë “në heshtje, sepse puna e mirë bëhet pa zhurmë”, ndërsa akuzat e opozitës i quajti “të pabaza”.

Ajo vlerësoi edhe fitoret e kandidatëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe deklaroi besim të plotë në suksesin e Vetëvendosjes në balotazhin e së dielës, veçanërisht në Prishtinë, Mitrovicë e Prizren.

DTV MEDIA

Televizioni DTV është një medium i pavarur që shtrihet në gjithë territorin e Kosovës, përmes platformave kabllore televizive, si dhe në Evropë, Amerikë dhe vendet e tjera të Botës përmes IPTV-ve.
Lëxo më shumë

KATEGORITË

  • Botë (1 583)
  • Konkurs (3)
  • Lajme (23 293)
  • Opinione (45)
  • Showbiz (159)
  • Shpallje (1)
  • Sport (340)
  • TV (85)
  • Zgjedhjet 2025 (1 095)
  • Rreth nesh
  • Reklama
  • Privatësia dhe Politika
  • Contact

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Sport
  • Showbiz
  • Botë
  • Opinione
  • TV
  • Shpallje
  • Konkurs
  • Zgjedhjet

DTV MEDIA © 2025 Të gjithat e drejtat e rezervuara. | Developed by: Nestcheap.com